Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, do të mblidhet sërish sot.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Sipas ZKM’së, mbledhja do të mbahet në orën 17:00.
“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.
Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.