Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani falënderohet nga Senati Amerikan për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër...

Osmani falënderohet nga Senati Amerikan për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit në Afganistan

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një letër falënderimi nga Senatit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, ku i shprehet falënderim për kontributin dhe bashkëpunimin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara gjatë luftës në Afganistan.

“Më 11 shtator, 2021, shteti amerikan përjetoi sulmin më të keq në historinë e saj. Pas kësaj, Kosova i doli në ndihmë Shteteve të Bashkuara në ndjekjen e përgjegjësve për sulmin në idealet tona demokratike. Gjatë luftës në Afganistan, Kosova ishte një partner i vërtetë për SHBA-të dhe NATO-n”, thuhet në letrën falënderuese.

Tutje, Kosova falënderohet edhe për pranimin e qindra refugjatëve afganë gjatë kohës së fundit.

“Kontributet dhe sakrificat e bëra nga qytetarët kosovarë në luftën kundër terrorizmit në Afganistan nuk do të harrohen”, është thënë në letrën e firmosur nga senatori amerikan i shtetit të Idahos, James Risch.

“Përkushtimi ynë mbetet i fuqishëm dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju për të mbështetur këtë angazhim. Ne presim përforcimin e partneritetit strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e njerëzve tanë si dhe të vlerave tona të përbashkëta në ditët dhe muajt në vazhdim”.

Pas pranimit të letrës, Osmani e falënderoi senatorin amerikan.

“Republika e Kosovës është një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara. Partneriteti ynë strategjik bazohet në vlera dhe angazhime të përbashkëta. Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin ndërsa trajtojmë ndikimet keqdashëse në rajon. Së bashku më të fortë”, ka shkruar presidentja në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments