Në T7, Bulliqi tha se janë duke i analizuar faktet që me kohë t’i marrin veprimet e nevojshme.
“Besoj që nuk do të ketë nevojë për ndonjë koalicion, ende diçka të tillë nuk është vendosur, jemi duke analziuar të gjitha faktet dhe sigurisht me kohë do t’i marrim veprimet e nevojshme.
Domosdoshmërish për të qeverisur në Kuvendin komunal do të na duhet edhe një numër, sepse nuk dihet a do ti kemi 14 asamblistë apo 13. Do të na duhet dikush të na plotësojë edhe numrin e mbetur për të bërë shumicën në Kuvendin komunal. Qysh do qoftë ne jemi duke i analizuar edhe programet, besoj që me kohë do t’i marrim vendimet e duhura”, tha Bulliqi.
Ai shtoi se janë duke punuar që t’i zgjojnë qytetarët që të votojnë në zgjedhjet e 14 nëntor, për shkak që në zgjedhjet e 17 tetorit një numër i madh i qytetarëve nuk kanë dalur që të votojnë.
“Jemi duke bërë një analizë që t’i shohim se ku i kemi pasur defektet dhe ku na ka rrjedh vota, dhe po mundohemi t’i mënjanojmë dhe t’i mbyllim ato zbrazëtira. E dyta, nga kjo që po del kemi një numër bukur të madh që kanë abstenuar, jemi ka punojmë me ta që t’i zgjojmë dhe të dalin të votojnë më 14 nëntor.
Fokusi i dytë është te mërgata, atje kemi një potencial të mirë votash, dhe sigurisht që po bëjmë përpjekje me qytetarë që të komunikojmë lidhur me programin tonë që ofrojmë”.
Kujtojmë se komuna e Podujevës do të shkojë në balotazh, ku do të garojnë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni dhe kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi.