Shaqir Totaj i PDK-së ka deklaruar se gjatë inaugurimit të Presidentes janë vërejtur lëshime siç tha ai “sa i përket mënyrës së përdorimit të simboleve shtetërore, konkretisht flamurit”.
Ai në një shkrim në Facebook thekson se “flamuri partiak (cili do qoftë ai) në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes, nuk është tregues i karakterit unifikues të presidencës”.
Postimi i plotë:
Sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentes është vërejtë se ka pas lëshime për sa i përket
mënyrës së përdorimit të simboleve shtetërore, konkretisht flamurit.
Kjo çështje regullohet me Kushtetutë si në vijim:
Neni 6 [Simbolet]
1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.
2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.
Flamuri partiak (cili do qoftë ai) në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes, nuk është tregues i karakterit unifikues të presidencës.