Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka folur në emisionin Pressing në T7 se cfarë do të ndodhë fjala “proces reformues” brenda një partie apo subjekti.
Ai thotë se në subjektet opozitare të cilat janë të përfaqësuara në Kuvend sikur LDK e PDK, nuk ka reformë.
Ai thotë se aty ka vetëm ndryshim të emrave të cilët janë në krye, pasi mënyra e vendimmarrjes dhe ideologjia e partive nuk ka ndryshuar.
“Cka quajmë reformë? A duhet të quhet ndryshimi i ideologjisë. Ndryshimi i mënyrës së vendimit apo vetëm ndryshimi i emrave? Kjo është e para. Kisha pas qejf me dit cilat janë dallimet ideologjike mes Lumir Abdixhikut dhe Isa Msuatafës? Është vetëm një. Ai ka qenë pak më takticient në mënyrën se si është konfrontuar me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.
Hyseni po ashtu thotë se rezultati në zgjedhjet lokale tregoi se përkrahja për VV-në është zbehur, kjo edhe si pasojë e mos aplikimit të meritokracisë kur erdhi puna tek kandidatët.