Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVitia: Një mike më tha mbylli sytë dhe endërroje si e sheh...

Vitia: Një mike më tha mbylli sytë dhe endërroje si e sheh Prishtinën, u mundova një javë

Kandidati i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia, ka thënë që ëndrra e tij është që Prishtina të jetë e jetueshme për të gjithë.

 

“Ka qenë një mike imja e mirë të cilën e kam pyetur se si do t’i qaseshe ti këtij programi dhe më tha një gjë interesante ‘Mbylli sytë dhe ëndërroje si e sheh Prishtinën, se Prishtina pa andërr s’do të ketë program si duhet’. Një javë jam munduar të mbyll sytë dhe të shikoj se si e shoh unë Prishtinën”.

“Përfundimi ka qenë që Prishtinën e shoh të jetueshme. Andrra ime është që Prishtina të jetë e jetueshme, në kuptimin e jetueshme për të gjitha kategoritë. E jetueshme me trotuar të duhur ku personat pa dallim aftësie dhe prindërit do të mund të ecin lirshëm në to. E jetueshme për personat e sëmurë me shërbime ekstra shëndetësore. E jetueshme që qytetarët të kenë parkingje të mjaftueshme. E jetueshme që qytetarët të mos kenë bllokadë në trafik. E jetueshme që të ketë ambiente për të dalë për të pirë një kafe në park ose të ketë hapësirë të gjelbëruar afër lagjes së tyre për të lexuar një libër ose për t’u takuar me dikë. Është një kompleksitet i gjërave të cilat e bëjnë Prishtinën më të jetueshme, më të pastër, më të shëndetshme dhe më mobile”.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, njoftoi se tashmë e ka përzgjedhur ekipin me të cilin do të punojë nëse do të jetë kryetar i Prishtinës.

Megjithatë, ai nuk ka zbuluar emrat e asnjërit prej atyre që do t’i ketë drejtorë ose këshilltarë nëse do të jetë vetë kryetar.

“Kjo është një nga çështjet kryesore. Pothuajse të gjithë janë menduar dhe pothuajse me të gjithë veçse jemi dakorduar që të vazhdojmë tutje. Natyrisht kjo është në fund të fundit edhe çelësi i suksesit. Po besoj që shumë shpejt do ta tregoj gjithë ekipin – ata të cilët besoj që, përpos përkushtimit dhe profesionalizmit që kanë, janë persona me integritet të jashtëzakonshëm dhe për të cilët nuk dyshoj që të gjitha ato që kemi në programin tonë si pika kryesore që duhet t’i shtyjmë përpara do ta bëjnë më të mirën”.

“Janë një ekip profesional të cilët për momentin nuk dua të politizohen. Dua të ruaj integritetin profesional të tyre derisa ta marrin të gjithë detyrën”.

A ka gjasa që bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm në Komunën e Prishtinë si Xhelal Sveçla, Liburn Aliu e Hysen Durmishi që tashmë janë në poste ministrore të kthehen aty ku ishin dikur?

“Nuk kam biseduar me asnjërin për këto gjëra. Kemi biseduar për shumë gjëra të tjera në raport me programin, pasi shumicën e pikave që kemi vendosur në program një pjesë  e tyre jo vetëm Komuna e Prishtinës mund t’i realizojë me buxhetin që ka. Kam biseduar me secilin prej tyre se sa janë të realizueshme dhe sa munden ministritë përkatëse të ndihmojnë në këtë aspekt, por jo për t’u kthyer në pozitat që kanë pasur në Komunën e Prishtinës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments