Buka si ushqim kryesor nga 40 centë u bë 50.
Gjithashtu produktet e mishit, bulmeti, perimet, uji dhe lëngjet bashkë më shumë të tjera mallra në tetor u shtrenjtuan.
E këtë trend të rritjes së çmimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po e sheh si dështim të qeverisë së tij por si faktor të jashtëm.
Për mos tu përsëritur kjo situatë Kurti e ka një zgjidhje por që donë kohë dhe investime
Përkundrejt rritjes së çmimeve, që sipas kryeministrit nuk varet nga Kosova, shteti nuk ka probleme me stabilitetin ekonomik.
Këto qëndrime Kurti i bëri në një konferencë bashkë me përfaqësuesit e bizneseve si dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Ky i fundit i ka prezantuar masat për mbështetjen e prodhuesve vendor, që hyjnë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike
Opsione për ti ndihmuar bizneset dha edhe Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha .
Mas tjetër propozoj edhe Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi
Ndërsa, Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane tha se masa e prezantuara nga Qeveria do të ndikojnë edhe më tej në rritjen e eksportit me SHBA dhe BE.
Ministri Murati tha se bizneset mund të aplikojnë për mbështetje, ndërsa mundësia është e hapur deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.