Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka kaluar momente aspak të këndshme sot në Serbi.
Gjatë një vizite në Loznicë dhe Gornji Nedeljice, ajo është sulmuar verbalisht nga mbështetësit e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Mbështetësit e partisë së Vuçiqit u mblodhën në vendin ku ajo po mbante takim, iu afruan asaj dhe filluan të bërtasin “Kosova është zemra e Serbisë”, si dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”.
Mirëpo Von Cramon nuk u duk e frikësuar nga kjo situatë. Ajo i pyeti ata në anglisht nëse donin të bisedonin diçka me të, por që të njëjtit iu përgjigjën duke i thënë “jo me ty, këtu flitet serbisht dhe ju e keni shitur Kosovën”.
Videon nga ky ‘incident’ mund ta shihni duke klikuar: KËTU.