Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaIa huq Arben Vitia, e bën Donika Gërvallen ministre të Punëve të...

Ia huq Arben Vitia, e bën Donika Gërvallen ministre të Punëve të Brendshme

Të shpeshta janë rastet kur zyrtarët shtetërore bëjnë gabime nga më të ndryshmet.

Përpos gabimeve të shpeshta drejtshkrimore, këta të fundit bëjnë gabime edhe në ndryshimin e posteve të cilat posedojnë në kuadër të Qeverisë.

Një gjë të tillë së fundi e bëri edhe ish-ministri i Shëndetësisë, kandidat për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Derisa ka shkruar lidhur me vizitën e kryeministri Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”, ai ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e ka prezantuar si ministre të Punëve të Brendshme.

Kësisoj Vitia e zëvendësoi ministrin Xhelal Sveçla me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.

Gabimin që bëri në rrjetin social Facebook, Arben Vitia e ka përmirësuar më pas e kjo gjë vërehet në ndryshimet tek postimi në fjalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments