Sunday, November 24, 2024
HomeBotaEskalon situata: Franca me listë sanksionesh të mundshme ndaj Britanisë, përmend rrymën

Eskalon situata: Franca me listë sanksionesh të mundshme ndaj Britanisë, përmend rrymën

Franca ka publikuar një listë sanksionesh, të cilat do të hynin në fuqi nga 2 nëntori, nëse nuk shënohet progres i mjaftueshëm rreth mosmarrëveshjes për të drejtat e peshkimit pas Brexit-it dhe tha se është duke punuar në një grup të dytë sanksionesh që do të mund ta preknin furnizimin me rrymë të Britanisë.

Qeveria britanike tha se “kërcënimet janë zhgënjyese dhe disproporcionale” dhe se do të kërkojë sqarim urgjent para se të shqyrtojë masa si kundërpërgjigje, shkruan Reuters,

Përmes një deklarate të përbashkët, Ministria e Detit dhe Ministria e Çështjeve Evropiane në Francë thanë se ky vend mund t’i shtojë kontrollet kufitare dhe sanitare ndaj mallrave nga Britania, t’ua ndalojë barkave britanike qasjen në portet e caktuara franceze dhe t’i shtojë kontrollimet ndaj kamionëve që vijnë nga Britania dhe që shkojnë drejt Britanisë.

“Një rund i dytë i masave është duke u përgatitur. Franca nuk e përjashton rishikimin e furnizimit me rrymë që ia bën Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet më tej në deklaratë.

Zëdhnësi qeveritar francez, Gabriel Attal, tha se peshkatarëve francezë u mungojnë gjysma e lejeve që u nevojiten në ujërat britanike dhe të cilat, sipas Parisit, Mbretëria e Bashkuar ua ka borxh atyre pas Brexit-it.

“Durimi ynë po i afrohet kufijve të vet”, tha Attal, i cili ka theksuar se furnizimi i Britanisë me rrymë nga Franca mund të jetë në mesin e masave që do të shfrytëzohen si sanksione.

Një zëdhënës i qeverisë britanike reagoi ndaj lëvizjeve të Francës duke thënë: “Kërcënimet e Francës janë zhgënjyese dhe disproporcionale dhe jo ajo që do të prisnim nga një aleat dhe partner i ngushtë.”

“Masat me të cilat po kërcënohemi nuk duket se janë në përputhje me Marrëveshjen për Tregti dhe Bashkëpunim dhe me ligjin më të gjerë ndërkombëtar dhe, nëse zbatohen, do të ndeshen me reagim të duhur dhe të kalibruar”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments