Ylli i Kosovës, Leart Paqarada vazhdon të gëzojë një formë të shkëlqyer.
Mbrojtësi i krahut të majtë ishte më i miri dje te St.Paul në formën e vështirë ndaj Dynamo Dresden (2-3), në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Paqarada realizoi gol (63′), e pastaj edhe asistoi për t’i ndihmuar skuadrës të kualifikohet në fazën tjetër, kësisoj edhe u vlerësua me notën 9.0.
Falë kësaj paraqitje, Paqarada është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës.
Ndërkohë, në rast që vazhdon me këtë formë fantastike, nuk do ishte befasi ta shohim në ndeshjet e nëntorit, ngase edhe Bernard Challandes më nuk është në stolin e Kosovës.