Vala e katërt e pandemisë në Rusi duket edhe ajo më kritikja për vendin lindor. Dita e djeshme ka qenë më e errëta deri më tani, me më shumë se 40 mijë të infektuar dhe 1159 të vdekur.
Situata duket e rëndë në gjithë territorin, ku spikat Krimea, që po blen frigoriferë të lëvizshëm sepse morgu tashmë nuk përballon më numrin e kufomave.
Presidenti Vladimir Putin, duke parë ngritjen e frikshme të shifrave, i ka bërë apel popullsisë që të mos udhëtojnë në periudhën 30 tetor me 7 nëntor, e deklaruar periudhë festive në mënyrë që të paktën administrata e vendit, e përbërë nga miliona persona, të mbetet në shtëpi duke kufizuar përhapjen e koronavirusit, raporton A2news.
Rusia nuk ka patur nivele të kënaqshme të vaksinimit, por tashmë 85 krahinat që e përbëjnë e kanë bërë të detyrueshëm atë për kategori të caktuara punëtoresh dhe zyrtarësh.
Deri më tani, bilanci rus i pandemisë tregon për pothuajse 8 milion e 400 mijë të infektuar dhe 235 mijë viktima