Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPZAP tregon afatin për ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ

PZAP tregon afatin për ankesa pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka thënë se pas shpalljeve të rezultateve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, mund të paraqiten ankesa nga palët që dëshirojnë.

 

“PZAP njofton të gjitha palët që kanë interes juridik dhe publikun e gjerë se kundër këtyre rezultateve mund të parashtrojnë ankesë/apel në PZAP brenda afatit prej 24 orëve nga momenti i publikimit të rezultateve nga KQZ-ja”.

“Ankesat/apelet mund të adresohen në PZAP vetëm kundër shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar të komunave e jo edhe kundër shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kandidatëve për anëtar të kuvendeve komunale, pasi që ato nuk janë shpallur ende nga KQZ-ja, që i bie se të gjitha kandidatet për anëtar të kuvendeve komunale mund të parashtrojnë ankesë/apel në PZAP, pas shpalljes së rezultateve të kandidateve për anëtar të Kuvendeve Komunale nga KQZ-ja”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments