Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKDI kërkon nga komuna e Pejës zbatimin e Ligjit për Qasje në...

KDI kërkon nga komuna e Pejës zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), bazuar në Ligjin Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, ka bërë të ditur se me datë 30 shtator të këtij viti ka kërkuar nga komuna e Pejës (drejtorisë për buxhet dhe financa) qasje në kartelën analitike të kontos për shpenzimet financiare 1 janar 2021 deri me 30 shtator 2021 – për të gjitha kategoritë buxhetore (paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shërbime komunale, subvencione dhe investime kapitale) edhe informata për shpenzimet e detajuara nga kartela analitike e kontos për nën kodet e shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale.

Sipas KDI’së, që nga paraqitja e kërkesës për qasje në këto dokumente publike, komuna e Pejës, përveç se ka konfirmuar pranimin e kërkesës nga KDI, nuk ka ofruar përgjigje zyrtare siç parashihet me ligj.

Ndërsa, nga ky institut thuhet se 29 ditë pas kërkesës fillestare, me datë 20 tetor 2021, KDI përmes postës elektronike ka rikujtuar Komunën e Pejës në lidhje me kërkesën, por prapë nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Neni 12 i Ligjit për Qasje në dokumente Publike, paragrafi 1, precizon qartë  që “Institucioni publik detyrohet që brenda shtatë (7) ditëve prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzimin e plotë apo të pjesshëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për të kërkuar rishqyrtimin e kërkesës si dhe kur dhe ku të paraqitet kërkesa e tillë. (shih LQDP https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=20505).
Andaj, bazuar në obligimet ligjore që kanë institucionet në raport me zbatimin e legjislacionit për qasje në dokumente publike, Komuna e Pejës ka bërë shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, dhe për këtë, KDI rekomandon Komunën e Pejës që të zbatojë ligjin duke garantuar qytetarëve qasje dhe informata të plota kurdo që shfrytëzojnë mekanizmat e tillë ligjor”, thuhet në një njoftim për media nga KDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments