Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.
Në Fushë Kosovë, kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha do të jetë në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca.
Berisha ka dal i pari me 7 966 vota ose 49,72%, ndërsa Bajçinca është i dyti me 4 098 vota ose 25,58%. Diferenca mes kandidatëve është 3 868 vota.
Rrahim Tërnava i Partisë Demokratike të Kosovës është i treti ndërsa Hasan Ismajli i AAK-së është i katërti.
Në Komunën e Fushë Kosovës numri i votuesve të regjistruar ishte 40 289 qytetarë, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 16 147 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht, VPNV dhe me postë është 346.
Pjesëmarrja në votime në Fushë Kosovë është 40,94%.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.