Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka marrë 36 mijë e 818 vota, apo 42.54%.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka marrë 29 mijë e 252 vota, 29.17%.
Uran Ismaili nnga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 18 mijë e 771 vota, apo 21.69%.
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjithsej 3 mijë e 874 vota, apo 4.48%.
Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Gëzim Mehmeti, ka marrë 1 mijë e 588 vota, apo 1.83%.
Avni Cakmaku nga partia Fjala ka marrë 155 vota, apo 0.18%, ndërkaq Florim Isufi nga Partia Balliste ka marrë 100 vota, apo 0.12%.
Ndryshe, Prishtina ka shkuar në balotazh, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’i fituar zgjedhjet në raundin e parë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 14 nëntor, në Prishtinë do të përballen Arben Vitia i LVV-së dhe Pëprarim Rama i LDK-së.