Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë.
Me këto veprime, i pandehuri B.Z., ka kryer veprën e sipërshënuar penale.
Indeksonline kishte raportuar për këtë rast. Pamje teksa u arrestua i dyshuari për vrasjen e I.C.