Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se më 27 tetor në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit Daimler Chrysler me targa vendore ka shkaktuar një aksident trafiku, ku gjatë anashkalimit kishte goditur një viktimë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur në vendin e aksidentit dhe nuk i ka ofruar ndihmë viktimës.
“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime”, thuhet nga policia në Prizren.