Në Komunë e Prishtinës sot do të fillojë administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.
Prishtinasit mund ta marrin vaksinën sot duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 19:00.
Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se vaksinim do të bëhet në sallën “1 Tetori”.
Prioritet për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatëzanat dhe fëmijët me imunitet më të dobësuar.