Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi: Nëse nuk qartësohet diçka për kërcënimin ndaj Kurtit, mund të jetë...

Latifi: Nëse nuk qartësohet diçka për kërcënimin ndaj Kurtit, mund të jetë thjesht manovër elektorale

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se në orët në vazhdim duhet sqaruar kërcënimi ndaj kryeministrit Albin Kurti. Nëse nuk ndodh kjo, sipas tij, gjithçka mund të jetë një manovër.

“Masat e ndërmarra që shihen në kamerë lënë me kuptu se mund të jetë një kërcënim serioz dhe i madh”, thotë Latifi.

“Nëse pas gjithë këtij aksioni, pas gjithë këtij operacioni të sigurisë, ne nuk kemi asnjë sqarim për publikun, për opinionin se çfarë ka ndodh, kush e ka kërcënuar, sa ka qenë kryeministri i vendit, atëherë sqarohet gjithçka se ka mund të jetë një manovër e thjeshtë elektorale”, tha Latifi në Pressing.

“Po flas për nesër e tutje, nëse gjithçka mbetet te kjo storie e s’tregohet se kush e ka kërcënuar, sa ka qenë i rrezikuar kryeministri? Qeveria e ka obligim publikun ta njoftojë në detaje. Nëse nuk e bën dhe gjithçka përfundon në këto pamje dhe nuk kemi transparencë elementare, qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë me kuptu se kush ua ka kërcënuar kryeministrin e vendit. Nëse qeveria nuk ua plotëson këtë të drejtë ne kemi mundësi me dyshu në motivin e këtij operacioni”, tha Latifi.

“Nëse angazhohet Njësia Speciale me siguruar kryeministrin e një vendi kjo jep me kuptuar se ata që e kanë kërcënuar kryeministrin tashme janë në terren duke synuar me godit objektivin e tyre”, tha ai.

“Njësia Special del nëse një grup terrorist del në terren dhe po synon me dëmtu kreun e shtetit”, sqaroi ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments