Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMehaj: FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës

Mehaj: FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë në vizitën e tij që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Mehaj tha se sipas një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ai tha se Forcat e Sigurisë vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e Kosovës.

“FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit.Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare”.

I pari i mbrojtjes në Kosovë shtoi se ky është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments