HALIT (DEMË) LUKAJ

0
760

HALIT (DEMË) LUKAJ

(1928-2012)

Sot u bënë 9 vite,të ndarjes tënde nga jeta të cilën e kalove nën petkun e vuajtjes nga puna e rëndë fizike,dhunës dhe keqtrajtimit të skajshëm e ç’njerëzor nga sistemi i kaluar sllav që s’tu nda kurrë.

Fjalët tua që buçisnin mësimet e marrura nga vuajtja,intonacioni yt i një Rugovasi të pa thyeshëm përbënin kultin më të mirë real të një prindi që u mbetet në kujtesë pasardhësve të tij.

Fjalori yt i urtë e fjalëpak i ngarkuar nga pesha e rëndë e vuajtjes kur thoshe:
-Babo,Rugova është”vend i dreqit”e të jetuarit në të është e vështirë..

“Bjeshka nuk shtyhet me gjykës”, “Kjo botë është goxha dinake,besa e pamëshirë ndaj të drejtit” është leksioni më kuptimplotë për neve.

Është po ai amanet kur thoshe ” të bëni kujdes t’u ngjani zogjëve të cilët foletë e tyre nuk i ndërtojnë në kafaz,që të mos e trashëgojnë robërinë” , se unë kalova,por ju mos provoni!

Me mallë përherë të kujtojnë:Familja nga Rugova,Peja dhe Gjermania.