Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaS’ka rivotim në Han të Elezit, PZAP-ja hedh poshtë ankesën e Rukfi...

S’ka rivotim në Han të Elezit, PZAP-ja hedh poshtë ankesën e Rukfi Sumës

Komuna e Hanit të Elezit nuk do të shkojë në rivotim. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të pavarur Rufki Suma, që kjo komunë të shkojë në rivotim, për shkak që siç pretendon Suma, ka pasur keqpërdorim të votave dhe tentim për t’i frikësuar qytetarët.

Përmes një vendimi, PZAP-ja ka njoftuar se është refuzuar e pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, me të cilin ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021,  vetëm për kryetar komune për shkak të minimit të integriteit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qellim të përfitimit të mbështetjes së votuesve.

Në njoftimin e bërë për media, PZAP ka njoftuar se ka dënuar PDK-në me 10 mijë euro gjobë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes Për Subjektet Politike.

PZAP këtë vendim e mori pasi Gjykata Supreme e kishte kthyer çështjen në rivendosje, pasi kishte pranuar pranuar ankesën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, dhe kishte hedhur poshtë vendimin e PZAP-së për rivotim në këtë komunë, të cilin vendim e kishte marrë ditë më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments