Udhëheqësi i opozitës në Britaninë e Madhe, kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, ka dalë pozitiv në testin për Covid.
Për këtë arsye, ai nuk do të mund të marrë pjesë në debatin parlamentar për buxhetin, ku do t’i paraqiten pyetje Kryeministrit Boris Johnson.
Lajmin për infektimin e kryeopozitarit e konfirmoi vetë Partia Laburiste.
Ish-kryetari i Partisë Laburiste, Ed Miliband, po merr pjesë në debat dhe pritet që kancelarja nën hije, Rachel Reeves, të reagojë për buxhetin.
Keir Starmer është i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”.