Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaÇeku reagon pas vdekjes së regjisores, tregon pse kishte shkuar në ministri

Çeku reagon pas vdekjes së regjisores, tregon pse kishte shkuar në ministri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në Facebook pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.

Berisha ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në objektin e ministrisë që Çeku drejton, deri sa ky i fundit ka thënë se regjisorja kishte shkuar aty për punët përgatitore të koncertit të Operas, pasi që po e bënte regjinë e koncertit.

“Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit”, ka shkruar ndër të tjerash Çeku në Facebook, transmeton lajmi.net.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit artistic dhe gjithë shoqërisë së regjisores.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments