Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaGazetari Berisha në Speciale: Si 6-vjeçar ika nga lufta, kalova mbi trupa...

Gazetari Berisha në Speciale: Si 6-vjeçar ika nga lufta, kalova mbi trupa të vdekur, pa bukë e pa ujë

Gazetari Halil Berisha është duke vazhduar dëshminë e tij në seancën gjyqësore kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ndau edhe një fragment që e kujton nga lufta e që asokohe ai ishte vetëm 6-vjeçar.

Berisha në Gjykatën Speciale tregoi se si forcat serbe e kishin larguar me forcë atë dhe familjen e tij nga shtëpia dhe se ishin detyruar që të kërkonin strehim në Shqipëri.

Ai tregoi se si ka kaluar mbi trupa të vdekur, pa bukë e pa ujë.

“Unë ndoshta jam i ri në moshë, por edhe unë e kam përjetuar luftën. Kam qenë gjashtë vjeçar në kohën e luftës kur gjatë asaj kohe kur unë bashkë me familjen time dhe me qytetarët e tjerë jemi larguar me forcë nga banesa, nga shtëpia jonë. Jemi larguar me forcë dhe jemi detyruar që të largohemi për në Shqipëri. Kjo çfarë po them unë është më e lehta se çfarë mund të thonë tjerët. Unë si një 6-vjeçar jam detyru me ecë drejt kufirit pa bukë, pa ujë dhe forcat serbe kanë vendosur edhe trupa të vdekur në rrugë dhe si një fëmijë 6-vjeçar është dashur që të kalojë mbi ta”, ka thënë ai.

“Është një temë e ndjeshme për neve. Është një temë që shtjellohet çdo ditë tek ne dhe për këtë arsye kemi menduar që kjo ka interes për publikun me raportu për këtë çështje”, ka thënë më tutje ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments