Një grua ka ndërruar jetë në objektin e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.
Siç mësohet, gruaja që ndërroi jetë është regjisorja Burbuqe Berisha.
Ajo ka vdekur në moshën 51-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Berisha në të kaluarën ka qenë edhe drejtoreshë e Teatrit Kombëtar.