Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKërkohet zgjidhja e statusit të veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё...

Kërkohet zgjidhja e statusit të veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё

Drejtues të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit kanë kërkuar sot zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Naser Behrami nga kjo shoqatë ka prezantuar para deputetëve kërkesën që të rishikohet Ligjit për Statusin e të Drejtave të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së dhe të përfshihen në këtë ligj edhe invalidët e paraluftës, gjatë periudhës 1981-1995.

“Kërkesa jonë është që edhe ne që kemi derdhur gjak për lirinë e këtij vendi të njihet statusi i invalidëve të paraluftës. Ka njerëz që kanë mbetur në karrocë, të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e këtij vendi. Kështu kjo kategori nuk është trajtuar fare”, tha ai.

Deputetja Saranda Bogujevci ka thënë se fatkeqësisht ligji i përkatës është treguar i pa drejtë për disa kategori, sidomos për atë të invalidëve të paraluftës.

“Është e pakuptimtë që t’u njihet statusi i të vrarëve, por jo edhe i atyre të plagosurve në këtë periudhë”, tha ajo.

Kryesuesja e komisionit, Tinka Kurti i premtoi kësaj shoqate se do t’i trajtojnë kërkesat e tyre, qoftë edhe përmes organizimit të një debati parlamentar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments