Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMjekët në QKUK kryejnë një intervenim për ndalje të gjakderdhjes gastrointestinale, shpëtojnë...

Mjekët në QKUK kryejnë një intervenim për ndalje të gjakderdhjes gastrointestinale, shpëtojnë 55 vjeçarin

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një ekip kujdestar nga Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK, i përbërë nga mjekë gastroeneterolog, anesteziolog dhe infermierë, kanë intervenuar te një pacient për t’ia ndalur gjakderdhjen gastrointestinale.

Sipas SHSKUK’së, pacienti kishte gjakderdhje akute nga një ulçerë “Forrest Ib”  në apeks  në afërsi të murit të pasëm të bulbusit, e cila e kishte shoqëruar për tri ditë me radhë.

Pacienti i ka shpëtuar intervenimit dhe sipas këtij Shërbimi, ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas ndërhyrjes së mjekëve, pacienti 55 vjeçar, i shtrirë në Njësinë Koronare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i shpëtoi intervenimit kirurgjik dhe tash është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet nga SHSKUK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments