Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se një vendim i tillë kontribuon në partneritet me SHBA-në.
“MPJD propozon për shqyrtim sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah. Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik. Me qëllim të paqes dhe drejtës së njeriut, marrja e një vendimi do të kontribuon në partneritet me SHBA-në dhe partnerë tjerë të rëndësishëm”, deklaroi ajo.