Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka thënë se 12 shtete aktualisht janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kështu, Serbia edhe publikisht i kthehet fushatës së nisur për të zvogëluar peshën politike të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
Ai ka thënë se Serbia e ka quajtur pavarësinë politike dhe neutralitetin ushtarak, shkruajnë mediat serbe.
“Për ne, viti në të cilin Serbia, si një vend i vogël, por krenar, e vendosur të ruante me xhelozi pavarësinë e saj politike dhe neutralitetin ushtarak, u detyrua të luftonte për interesat e saj në një mjedis politik kompleks dhe të ngarkuar me probleme”, tha Selakoviç në një intervistë për Tanjugun serb.
Me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar në shtator të vitit 2020, Kosova mori përsipër të pezullojë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare për 12 muaj dhe Serbia pranoi të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës në të njëjtën periudhë.