Prokuroria e Shtetit ka informuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 82 aktakuza ndaj 103 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, 16 persona janë ndaluar në paraburgim prej 48 orëve, ndërsa është kërkuar caktimi i paraburgimit për 15 persona të tjerë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, transmeton lajmi.net.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, aktakuzat e ngritura i takojnë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 27 tetor 2021: Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy (82) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjashtëmbëdhjetë (16) perona, si dhe janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve është ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave.