Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKurti s’i duron kritikat për rritjen e çmimeve, aludon se kritikuesit mund...

Kurti s’i duron kritikat për rritjen e çmimeve, aludon se kritikuesit mund ta përkeqësojnë situatën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për rritjen e çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë.

 

Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë ka nxitur edhe rritjen e çmimit të vajit dhe produkteve tjera, shkruan lajmi.net.

Madje ai bëri thirrje që të mos kritikohet qeveria për këto rritje, pasi që sipas tij, kritikuesit mund ta përkeqësojnë situatën.

“Rritja e çmimit të energjisë nxiti edhe çmimin e vajit dhe produkteve tjera. Fushata që në qendër ka fajësimin e qeverisë për efekt mund të ketë vec shtrimin e terrenit për manipuluesit për rritjen e çmimit duke përkeqësuar kështu situatën dhe të nxis nervozë, frikë dhe panik tek qytetarët si konsumatorë. Kërkoj nga qytetarët të ruani qetësinë dhe durimin teksa po punojmë që të kemi një pako masash që do t’iu vijnë në ndihmë të tejkaloni vështirësitë financiare që ju keni”, ka thënë Kurti.

i
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments