Bullgaria shënoi rekord të rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit me 6.813 të infektuar për një ditë, në kohën kur shteti me shkallën më të ulët të të vaksinuarve në BE po përballet me valën e katërt të pandemisë. Rekord u shënua edhe një ditë më parë.
Përpos të infektuarve, në 24 orët e fundit në Bullgari u regjistruan edhe 124 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga pandemia në 23.440, shkruan Reuters.
Qeveria e përkohshme e ka bërë të detyrueshme pasaportën shëndetësore për të hyrë në shumicën e hapësirave të mbyllura publike në përpjekje për ta zvogëluar përhapjen e virusit dhe për ta nxitur vaksinimin e popullsisë.
Megjithatë, shumë bullgarë mbeten skeptikë rreth vaksinës për shkak të mosbesimit të rrënjosur ndaj institucioneve shtetërore, keqinformimit dhe mesazheve kundërthënëse të politikanëve e ekspertëve para zgjedhjeve të 14 nëntorit.