Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMbi 60 pacientë post-Covid po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, katër në...

Mbi 60 pacientë post-Covid po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, katër në gjendje të rëndë

Në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 62 pacientë post-Covid. Prej tyre  katër janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kështu ka thënë pulmologu Flamur Marku.

Tutje, ai tha se prej momentit kur është kthyer klinika në post-Covid situata është e menaxhueshme.

“Në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar aktualisht 62 pacientë. Duhet të cekim se të gjithë nga ta janë Covid-negativ. Ne jemi klinikë post-covid negativ tani prej tyre katër janë në gjendje më të rënduar shëndetësore për shkak të sëmundjeve të ndryshme por fatmirësisht nuk kemi pasur të vdekur”.

“Prej momentit kur jemi kthyer në klinikë post-covid situata është mjaft mirë e menaxhueshme dhe kemi kapacitete të mjaftueshme dhe rastet të cilat kanë nevojë për probleme të rënda pulmologjike qoftë nga rajoni i Prishtinës apo rajone të tjera trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë”, tha Marku për EO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments