Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPërfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë, ky është kandidati që...

Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë, ky është kandidati që mori më shumë vota

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale në Podujevë.

Sipas infografikës së publikuar nga KQZ’ja, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota apo 243 vota.

Pas tij renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, me 204 vota.

I treti është renditur Besnik Tahiri i AAK-së me 27 vota, pastaj Floretë Zejnullahu me 13 vota, Gazmend Islami OBKD me 8 vota dhe Xhemajl Hasani i Nismës me 4 vota.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments