Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHamza: Jam i gatshëm të bëj koalicion me LDK-në në Mitrovicë, që...

Hamza: Jam i gatshëm të bëj koalicion me LDK-në në Mitrovicë, që të na ndihmojë në Prizren

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës që edhe i fitoi zgjedhjet pa balotazh, Bedri Hamza, në emisionin Pressing të T7, ka folur për një koalicion të mundshëm në mes të PDK-së dhe LDK-së për në rundin e dytë të zgjedhjeve.

 

Ai tha se është i gatshëm të shkojë në koalicion me LDK-në në Mitrovicë, në mënyrë që LDK-ja t’i ndihmojë PDK-së në Prizren.

“Unë jam i gatshëm që edhe në Mitrovicë të bëj koalicion me LDK-në nëse edhe këta janë të gatshëm me përkrah PDK-në në njërën prej komunave ku është në garë që të bashkëqeverisim”, është shprehur Hamza.

Autori i emisionit, Leonard Kërquku, e pyeti se do mund të realizohej një koalicion me LDK-në, për t’i ndihmuar njëra-tjetrës në Prishtinë dhe Prizren.

“Pra ju do të veproni kështu pra Prishtinë me Prizren?”, pyeti Lleo.

“Prishtinë me Prizren”, u përgjigj shkurt Hamza.

“Unë besoj që është në interes të PDK-së me të ketë marrëveshje me qëllim me qenë pjesë e qeverisjes dhe e ekzekutivit për në Prishtinë”, shtoi Hamza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments