Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaShkarkimi nga pozita e kryetares në KQZ, Daka nesër i drejtohet Avokatit...

Shkarkimi nga pozita e kryetares në KQZ, Daka nesër i drejtohet Avokatit të Popullit: Nuk e kërcënova presidenten

Ish-kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, thotë se po kërkon një të drejtë ligjore dhe nuk po e kërcënon askënd, përfshirë presidenten Vjosa Osmani derisa po kërkon të dijë nëse ishte i ligjshëm shkarkimi i saj nga posti i kryesueses në KQZ.

Daka thotë se nesër do t’i drejtohet Avokatit të Popullit pasi deputetët dështuan të dërgojnë çështjen e shkarkimit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Sa i përket asaj se unë në çfarëdo mënyre kërcënova presidenten, jo përkundrazi, unë nuk jam duke e kërcënuar. Unë vetëm jam duke e ushtruar një të drejtë timen ligjore e cila më takon edhe mua si të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova.

“Unë gjatë ditës së nesërme do ta dërgojë një kërkesë tek Avokati i Popullit sepse Kushtetuta nuk ma lejon mundësinë që unë drejtpërsëdrejti t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë por këtë mund ta bëjë Avokati i Popullit në emrin tim”, sqaron ajo.

“Meqenëse deputetët dështuan që t’i mbledhin nënshkrimet dhe ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese çka mendoj se është për të ardhur keq sepse në rastin konkret, nuk është në pyetje rasti i Valdete Dakës, është në pyetje, një institucion i pavarur dhe është në pyetje që një herë e përgjithmonë të zgjidhet se a ka pasur dhe a ka të drejtë presidentja apo cilidoqoftë president që të shkarkojë në mënyrë arbitrare kryesuesin e një organi të pavarur”, thotë Daka.

“Unë besoj se ka mjaftueshëm bazë ligjore edhe Avokati i Popullit ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Daka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments