Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaShefi i delegacionit të BE-së: Mes Kosovës e Serbisë duhet të zgjidhen...

Shefi i delegacionit të BE-së: Mes Kosovës e Serbisë duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, ka thënë se dialogu është platforma e vetme mbi të cilën mund të zgjidhen marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

 

Dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin, vlerësoi Giaufret në Forumin e 11-të të Sigurisë në Beograd.

“Është e nevojshme të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të arrihet pajtimi në rajon në të njëjtën mënyrë siç u arrit në Evropë”, tha Giaufret.

Duke vlerësuar se Ballkani Perëndimor është i përfshirë në të ardhmen e Evropës, Giaufret tha se nuk ka alternativë për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka filluar në mars 2011. Në kuadër të këtij dialogu, që nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë arritur gjithsej 35 marrëveshje.

Para se të zgjidhet kryeministër i Kosovës për herë të dytë, Albin Kurti, e kishte cilësuar dialogun si “prioritet të katërt” pas pandemisë, punësimit e drejtësisë.

Së fundi, Komisioni Evropian, përmes Raportit të Progresit të publikuar më 19 tetor, ftoi Kosovën dhe Serbinë që të kenë një angazhim konstruktiv në dialog dhe që urgjentisht të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments