Zbulimi i 29 rasteve të reja të infektimit me COVID-19 bëri që autoritetet kineze të fusin në karantinë gjithë qytetin e Lanzhusë dhe rrethinat, ku banojnë në total mbi 2 milionë banorë.
Është ky shembulli i radhës i aplikimit nga autoritetet kineze të masave drastike për të mbajtur nën kontroll një përhapje të re masive të koronavirusit në gjithë vendin.
29 të infektuarit e rinj janë ndër rastet e paratë transmetimit të brendshëm të COVID-19. Rreth 9500 persona rezultuan pozitivë pas testimit masiv që u krye në rajonet qendrore dhe veriore të vendit, të gjithë të ardhur nga jashtë.
Mes tyre 383 janë të shtruar në spital, por asnjë nuk është në gjendje të rëndë. Sakaq, Rusia shënoi këtë të Martë, një rekord të ri të errët prej 1 106 vdekjesh nga COVID-19.
Të Enjten, Moska nis aplikimin e pjesshëm të masave bllokuese për aktivitetet jo-jetike, ndërsa në javën e parë të Nëntorit, të gjitha vendet e punës, me përjashtim të tyre jo-esenciale do të mbyllen, si përpjekje për të frenuar zinxhirin e infektimeve.
Ritmi i ulët i vaksinimit dhe infektimet rekord, po i çojnë spitalet ruse drejt ezaurimit të plotë të kapaciteteve.