Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova​Fushata zgjedhore për balotazh do të zgjas 5 ditë, këto janë të...

​Fushata zgjedhore për balotazh do të zgjas 5 ditë, këto janë të gjitha aktivitetet

Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë për zgjedhjet lokale do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur KQZ, ndërsa afatet e aktiviteteve kryesore zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetarë të komunave janë si në vijim:

– Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor;

– Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date, KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu më 12 nëntor.

– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes ekipeve mobile, do të mundësojë Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta në komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Deri më 11 nëntor, KQZ-ja do të identifikojë votuesit e infektuar me COVID-19, ndërsa për votuesit me nevoja të veçanta (VNV) në institucione, KQZ-ja do të dërgojë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë nga 2 deri më 5 nëntor, ndërsa kërkesën në Ministrinë e Shëndetësisë do ta dërgojë deri më 10 nëntor.

– Sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve të këtij raundi, KQZ-ja ka vendosur që subjektet politike garuese, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, misionet diplomatike dhe mediat të konfirmojnë listat me vëzhguesit që duan t’i angazhojnë sërish, si dhe të aplikojnë për vëzhgues shtesë. Aplikimi për akreditim të vëzhguesve shtesë të subjekteve politike, OJQ-ve, vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave, fillon më 28 tetor dhe përfundon më 8 nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments