Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve të Krujës.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.
“Kam kërkuar që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e mundshme”, ka vazhduar tutje Mehaj.
Ministria e Mbrojtjes, sipas Mehajt, me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së, janë dhe do të jenë gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe qytetarët e saj.