Sunday, November 24, 2024
HomeBotaMblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve Bundestagu gjerman

Mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve Bundestagu gjerman

Parlamenti i Gjermanisë ka mbajtur mbledhjen e parë në Bundestag pas zgjedhjeve të shtatorit. Dhoma e ulët e parlamentit gjerman pritet të zgjedhë Bärbel Bas të Social Demokratëve (SPD) si kryetar të ri, duke pasuar veteranin konservator Wolfgang Schäuble.

SPD doli si partia më e fortë në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe shpreson të formojë një qeveri të re në dhjetor. SPD, të Gjelbrit dhe partia pro-biznes Demokratët e Lirë hapën bisedimet formale të koalicionit në fillim të këtij muaji, por të gjitha partitë e kanë pranuar se përballen me një detyrë komplekse për të formuar një qeveri.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu mori pjesë në takimin e së martës, pavarësisht se nuk ishte më një ligjvënëse, raportojnë mediat e huaja.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të shkarkojë zyrtarisht Merkelin dhe kabinetin e saj, megjithëse atyre do t’u kërkohet të qëndrojnë në detyrën e kujdestarit derisa të krijohet një qeveri e re.

Udhëheqësi socialist dhe zëvendës-kancelari aktual Olaf Scholz pritet të zëvendësojë Merkelin dhe të dërgojë bllokun e qendrës së djathtë të Unionit në opozitë pas 16 vjetësh.

“Gjermania ka nevojë për një parlament me vetëbesim, dhe ka nevojë për parlamentarë me vetëbesim,” i tha Schäuble Bundestagut të martën.

Ligjvënësit do të diskutojnë gjithashtu për pandeminë COVID-19 mes një rritjeje të infeksioneve të reja në vendet evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments