Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit, të cilit i ka gjetur në furgon rreth 1 mijë e 300 litra derivate dhe i njëjti nuk kishte as stikersa të vendosura në targat e automjetit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 08:50, Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit për mbikëqyrje të kufirit – Leposaviq ka ndaluar një furgon, “Renault Master” ngjyrë blu me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale T.E. (viti i lindjes 2000).
“Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit (furgonit) u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth njëmijë e treqind (1300) litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa. Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprave penale në përgjithësi dhe realizimin me profesionalizëm të detyrave dhe autorizimeve ligjore dhe kushtetuese”, thuhet nga P