Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në komunën e Drenasit më së shumti vota për kryetar mori Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës. Gjithsej ai mori 219 vota.
Kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi mori 148 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Fejzi Kiqina mori 116.
Për sa i përket votave për asamble komunale, PDK-ja mori 186 vota, LVV-ja 119 vota, LDK-ja 10 vota dhe Demokratët për Drenasin 99 vota.