Sunday, November 24, 2024
HomeBotaBelgjika me rritje të madhe rastesh, pritet ashpërsim i masave

Belgjika me rritje të madhe rastesh, pritet ashpërsim i masave

Rastet me Covid-19 dhe hospitalizimet po shënojnë rritje në Belgjikë, duke e nxitur qeverinë që ta shqyrtojë kthimin e disa masave kufizuese, të cilat i lehtësoi vetëm pak javë më parë.

Numri i rasteve ditore në shtetin me rreth 11 milionë banorë u rrit për 75 për qind për të shkuar në 5.299 raste në ditë javën e kaluar. Hospitalizimet u rritën për 69 për qind dhe arritën në 102 raste në ditë. Numri i viktimave është rritur pak, me një mesatare prej 13 të vdekurve në ditë.

Për ta luftuar dukurinë e përkeqësimit të gjendjes, qeveria belge dhe zyrtarët rajonalë pritet që më vonë të martën të vendosin nëse do t’i ashpërsojnë masat përsëri, ndonëse nuk pritet izolim i plotë. Ka shenja se qeveria do të sjellë masa për përdorimin e detyrueshëm të maskave në më shumë vende dhe për pasaporta të vaksinimit.

Urgjenca për shqyrtimin e masave është aq e madhe, saqë qeveria ka vendosur që ta mbajë takimin tri ditë para kohës së planifikuar fillimisht, shkruan Associated Press.

Kryeministri Alexander De Croo tha se nuk ka nevojë që masat të jenë aq drastike sa në fazat e mëparshme të pandemisë, sepse mbi 85 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar.

“Vitin e kaluar, në një situatë si kjo, ne do të kishim mbyllur aktivitete të caktuara. Ajo që bëjmë sot është që të mbajmë gjithçka hapur, duke i përdorur maskat dhe pasaportat e vaksinimit”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments