Parlamenti i sapozgjedhur i Gjermanisë ka mbajtur mbledhjen e parë në Bundestag pas zgjedhjeve të shtatorit.
Dhoma e ulët e parlamentit gjerman pritet të zgjedhë Bärbel Bas të Social Demokratëve (SPD) si kryetar të ri, duke pasuar veteranin konservator Wolfgang Schäuble.
SPD doli si partia më e votuar në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe shpreson të formojë një qeveri të re në dhjetor.
SPD, të Gjelbrit dhe partia pro-biznes Demokratët e Lirë hapën bisedimet formale të koalicionit në fillim të këtij muaji, por të gjitha partitë e kanë pranuar se përballen me një detyrë komplekse për të formuar një qeveri.
Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu mori pjesë në takimin e së martës.
Udhëheqësi socialist dhe zëvendës-kancelari aktual, Olaf Scholz, pritet të zëvendësojë Merkelin dhe të dërgojë bllokun e qendrës së djathtë të Unionit në opozitë pas 16 vjetësh, shkruan Euronews.
Të 736 deputetët e rinj ishin të pranishëm, ndërsa Gjermania zhvilloi një seancë formale konstituive për të hapur Bundestagun e saj të 20-të.
E pranishme ishte edhe deputetja e parë me ngjyrë, Awet Tesfaiesus, nga partia e të Gjelbrit.