Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers nuk është i interesuar për të marrë stolin e Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” vendosen t’i besojnë trajnerit Ole Gunnar Solsksjaer edhe në ndeshjen ndaj Tottenham, pavarësisht humbjes së thellë nga Liverpool.
Rodgers ka qenë në listën e katër personave për të pasuar Solskjaer, me Antonio Conte, Zinedine Zidane dhe Erik ten Hag.
Por, Rodgers që ishte i lidhur me stolin e Tottenham në verë, nuk është i përgatitur që të largohet nga Leicester City.
Zidane gjithashtu ka refuzuar ta zëvendësojë Solskjera, derisa Conte thuhet se ka pranuar stolin, në disa kushte të veçanta.
Kontrata e Rodgers me skuadrën e Leicesterit skadon në vitin 2025