Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaIbrahimi: Ka një muaj që e kërkojmë heqjen e orës policore dhe...

Ibrahimi: Ka një muaj që e kërkojmë heqjen e orës policore dhe përdorimin e maskës për të imunizuarit

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se ka një muaj që nga Ministria e Shëndetësisë kanë kërkuar heqjen e orës policore dhe përdorimin e maskës për personat që tashmë janë imunizuar kundër COVID-19.

 

Ibrahimi bën të ditur se këto kërkesa janë kanë paraqitur në takimin e fundit ushtrueses së detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

“Në takimin e fundit që kemi pasur me ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, kemi kërkuar që të hiqet ora policore dhe mbajtja e maskës në ambiente të hapura kur personi është vetëm dhe për ata që janë të imunizuar kundër koronavirusit. Është e palogjikshme që të ketë orë policore nga ora 00:00 kur gastronomia punon deri në ora 23:00 e njësoj është edhe përdorimi i maskës kur një person ec vetëm në rrugë”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi mes tjerash bëri të ditur se nga MSh-ja kanë kërkuar argumente shkencore për mbajtjen e orës policore teksa thotë se në rajon nuk kanë këtë kufizim, njofton Klankosova.tv.

“Ne e kemi përpiluar një listë me shtetet ku nuk ka orë policore e as maskë në ambiente të jashtme prandaj kërkojmë që kjo kërkesë të zbatohet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments