Monday, November 25, 2024
HomeSportBayern Munich vendos për shitjen e yllit të skuadrës, dy klube angleze...

Bayern Munich vendos për shitjen e yllit të skuadrës, dy klube angleze në garë

Bayern Munich është i interesuar për shitjen e sulmuesit Kingsley Coman.

 

Francezi ka kontratë deri në vitin 2023 dhe është duke refuzuar që të hap negociatat për rinovimin e kontratës.

Manchester City dhe Chelsea janë dy klubet që janë duke e shikuar nga afër, derisa tani Bayern është i hapur për shitjen.

Sipas AS, Bayern dëshiron të fitojë para në mënyrë që të mos e lejojë Coman të largohet falas si David Alaba, që tani është pjesë e Real Madridit.

Pos kësaj, “Bavarezët” kanë gjetur edhe pasuesin e Coman, ku në listë ndodhen Antony (Ajax) dhe Karim Adeyemi (RB Salzburg).

Francezi në shtatë ndeshje këtë edicion ka regjistruar vetëm një gol.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments